U kap me doza kanabisi dhe municion luftarak, në pranga 19-vjeçari

U kap me doza kanabisi dhe municion luftarak, në pranga 19-vjeçari

Një 19-vjeçar përfundoi në pranga e policisë pasi u kap me 140 doza kanabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Doses 2", nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Doses 2", për kapjen e tij. Si rezultat i operacionit, në rrugën "Karl Gega", u bë kapja e shtetasit B. K., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".  Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy