
Policia e Shtetit njofton se sot janë vënë në pranga dy shtetas nga Saranda, pasi u kapën me lëndë narkotike në mjetin me të cilin po qarkullonin.
Kanë qenë shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë të cilët, në fshatin Metoq, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. K., dhe pasagjer shtetasin D. M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 27 vjeç dhe D. M., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.



