Operacioni “COMPLEX”/ Gjykata lë në burg një person, katër të tjerë në ‘arrest shtëpie’

Operacioni “COMPLEX”/ Gjykata lë në burg një person, katër të tjerë në ‘arrest shtëpie’

Gjykata e Tiranës, ka vendosur sot masën për pesë të arrestuarit e operacionit “COMPLEX”, që jepnin ndihmë emigrantëve të paligjshëm për kalim drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Masën “arrest me burg”, Gjykata vendosi vetëm për shtetasin, Rigers Vejsiu pasi rezulton se është përsëritës i veprës penale.

Ndërkohë, në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” janë lënë: Sterjo Germenji., 26 vjeç, Anamaria Mihallari., 24 vjeçe, Drita Shehu., 55 vjeçe, Sanije Shehi 64 vjeçe.

Policia e Tiranës, kishte goditur të shtunën, më 4 shtator këtë rrjet kriminal me lidhje familjare.

Këta shtetas bashkëpunonin me njeri-tjetrin për të mundësuar me mjetet private transportimin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm strehoheshin nga shtetaset D. Sh dhe S. Sh (motra me njëra-tjetrën) në hotelet e tyre në zonën e Laprakës.

Më pas bënim organizimin e tyre me shtetasin R. V. (djali i shtetases D. Sh) për nisjen e tyre, kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit.

Ata mundësonin kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së.

Përveç kësaj ata organizonin edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë.

Këta të fundit mund të vinin dhe për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, grupi kriminal shqiptar organizonte punën për trafikimin e këtyre.

Sipas njoftimit të policisë u bë me dije se këta shtetas shqiptarë dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm të emigrantëve të paligjshëm dhe personave që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.

Policia gjatë arrestimit, sekuestroi 72 pasaporta, 37 leje qëndrimi, dy mjete identifikimi, dy automjete, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy