E kishte kthyer lokalin në vend të lojërave të fatit, shpallet në kërkim 59-vjeçari

E kishte kthyer lokalin në vend të lojërave të fatit, shpallet në kërkim 59-vjeçari

Një 59-vjeçar me inicialet S.B., banues në Tiranë, u shpall në kërkim për veprat "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".  

Gjatë operacionit në ambientet lokalit në pronësi të tij që ndodhet te "Selvia" u sekuestruan 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator 3”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Sekuestrohen, në ambientet e një lokali, 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati. Shpallet në kërkim pronari i tyre, i cili kishte vendosur në dispozicion lokalin, për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 3".

Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

- S. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në zonën e quajtur ”Selvia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta që përdoreshin për lojërat e fatit. 

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. B. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy