Specialja në Hagë ua vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj Krasniqit e Selimit

Specialja në Hagë ua vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj Krasniqit e Selimit

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim që Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit t’u vazhdohet masa e paraburgimit.

Sipas njoftimit nga Specialja, si arsye për vazhdimin e paraburgimit, trupi gjykues ka vlerësuar se ekziston rreziku i dëmtimit të provave, ndikimit në dëshmitarë etj.

Paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi edhe për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit.

Në anën tjetër, thuhet se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Paneli konstaton se paraburgimi i z. Krasniqi për dy muaj të tjerë është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit.

Ndryshe, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur më 3 prill teksa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy