Shfrytëzonte një 24-vjeçare për prostitucion, arrestohet shtetasi brazilian në Tiranë

Shfrytëzonte një 24-vjeçare për prostitucion, arrestohet shtetasi brazilian në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare nga Brazili, për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.

 

Në prangat e policisë kanë rënë A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. 

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.

 

Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy