
Finalizohet në Fier operacioni policor i koduar “Cities”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Madridit dhe Interpol Tiranës.
Në vitin 2022, në 2 qytete në Spanjë, ky shtetas kultivoi sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, pjesëtari i grupit kriminal.
Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. P., 30 vjeç.
Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Shtetasi E. P. akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



