
Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit O. K.
Sipas të dhënave, drejtuesi i automjetit është përplasur me një motomjet, që drejtohej nga shtetasi G. H.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



