
Policia e Shijakut bën me dije se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë përfshirë në një konflikt me shtetasin D. Ç., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit, 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F., të cilët janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.



