Punëtori bie nga skela në vendin e punës/ Arrestohet pronari i fabrikës në Fier

Punëtori bie nga skela në vendin e punës/ Arrestohet pronari i fabrikës në Fier

Specialistët e Seksionit për  Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një fabrikë për përpunimin e vajit ku dy ditë me parë u lëndua një punëtor, arrestuan shtetasin B. D., 62 vjeç, banues në Fier.

62-vjeçari (pronari i fabrikës), u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ai u ndalua nga policia, sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, për përpunimin e vajit, në Fier, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela shtetasi T. C., 65 vjeç, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy