Sekuestrohen 1,4 kg kanabis sativa, arrestohet 64-vjeçari nga Poliçani

Sekuestrohen 1,4 kg kanabis sativa, arrestohet 64-vjeçari nga Poliçani

Një person në Berat është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në Poliçan të Beratit janë sekuestruar 1,4 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa të cilat i përkisnin shtetasit A.D, 64 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi A.D dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy