Policia e Kosovës gjen armatim në Banjskë, i përkisnin sulmit të vitit të kaluar

Policia e Kosovës gjen armatim në Banjskë, i përkisnin sulmit të vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka gjetur armatim në hotelin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, e i cili dyshohet se ka qenë aty që nga sulmi në këtë fshat nga grupi kriminal i serbëve ndaj Policisë së Kosovës në shtator të vitit të kaluar.

Policia një ditë më parë ka njoftuar për aksionin, e ndërsa të shtunën ka thënë se armatimi u gjet në banjo. Nga aty ka konfiskuar një AK-47, karikatorë, fishekë, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, thikë, antiplumb e pajisje të tjera.

Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar.

Kompleksi “Rajska Banja” u mor në administrim nga shteti në fund të vitit të shkuar.

Kompleksi ishte funksional deri në marrjen e tij nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, dhjetëra serbë të armatosur patën sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Në aksionin pasues të Policisë ishin vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin terrorist e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, që besohet se është në Serbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy