
Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një dyqani dhe kanë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra, si dhe produkte ushqimore e cigare.
Pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit.
Hetuesit po kryejnë këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë, si dhe po mbledhin prova dhe gjurmë të mundshme, përfshirë shenja gishtash, që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.



