Ngjarja në Shëngjin/ Eksploziv pallatit në ndërtim, arrestohet 21-vjeçari

Ngjarja në Shëngjin/ Eksploziv pallatit në ndërtim, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më datë 19 nëntor në Shëngjin, ku një pallati në ndërtim iu vendos lëndë plasëse. Prona ku u vendos lënda plasëse është në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka.

Pas hetimeve të kryera gjatë kësaj kohe, policia ka bërë të mundur të zbardhë ngjarjen dhe të vërë në pranga autorin e dyshuar. Sipas policisë, ai është shtetasi me inicialet E.P., 21 vjeç, banues në fshatin Larushk të Krujës.

Dyshohet se 21 vjeçari ka montuar lëndën plasëse në njërën nga kolonat e objektit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy