Vrau gruan në sy të fëmijëve, burg përjetë gardistit

Vrau gruan në sy të fëmijëve, burg përjetë gardistit

Gjykata  ka dënuar me burgim të përjetshëm Admir Dervishin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Ilda Dervishi. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Lartë.

Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti në Kombinat. 29 –vjeçari Admir Dervishi, efektiv i Gardës, gjatë një konflkti me të shoqen, Ilda Dervishi, 28 vjeç,  e qëlloi atë me armë duke e lënë të plagosur rëndë në sy të fëmijëve.

Gruaja ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Vite më parë, ajo kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje, për shkak të dhunës sistematike që ai ushtronte mbi të, ndërkohë që konflikti që çoi në vrasjen e saj dyshohet se ndodhi për shkak të xhelozisë, ndonëse bashkëshorti deklaroi për policinë se, shkak ishte një kredi që ajo kishte marrë për nënën e saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy