
Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të nisë hetimet për kryebashkiaken socialiste të Lushnjes, Eriselda Sefa.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se këtij vendimi emri i kryebashkiakes do të regjistrohet në regjistrin e veprave penale dhe se Sefa do të ripyetet sërish.
Pas këtij vendimi emri i kryebashkiakes Eriselda Sefa do të regjistrohet në regjistrin e veprave penale.
Do të ripyetet me ndryshimin e statusit pasi deri tani u pyet si person i kallëzuar që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Apeli i GJKKO kërkon që të hetohet si person që edhe e ka shkelur ligjin.



