
Vetëm një muaj ka zgjatur liria e të riut që arriti që të arratisej nga ambientet e komisariatit nr. 1 në Tiranë në datë 4 janar.
Bëhet fjalë për Riljon Lalaj 30 vjeç i cili u arrestua ditën e sotme në një shtëpi me qira në zonën e “Ali Demit”.
Lala u arratis në mënyrë spektakolare nga ambientet e komisariatit nr.1 në Tiranë më 4 janar duke rrahur policët brenda zyrave të shtetit.
Dy efektivët e policisë që po shoqëronin të ndaluarin me armë pa leje janë Mynyr Xhelili dhe Mustafa Baci, punonjës të komisariatit nr.1.
Ditën e ngjarjes, në 4 janar 2021, sipas hetimeve ata janë dhunuar fizikisht nga i arrestuari për armëmbajtje pa leje, Riljon Lala.
Pas hetimeve në lidhje me arratisjen Xhelili dhe Baci janë dërguar nga SHÇBA-ja për ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës, me dyshimin se kanë abuzuar me detyrën, duke lejuar një person të arrestuar dhe të rrezikshëm që të arratiset.



