Helmimet masive në Deçan/ Edhe 310 pacientë kërkojnë ndihmë në 24 orët e fundit (VIDEO)

Helmimet masive në Deçan/ Edhe 310 pacientë kërkojnë ndihmë në 24 orët e fundit (VIDEO)

Në Deçan, gjatë 24 orëve të fundit, 310 persona të tjërë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma të helmimit, bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

“Në 24 orët e fundit janë gjithsejtë 310 pacientë me simptomatologji të njëjtë siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 deri me 14 janë gjithsej 1 mijë e 62 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00, janë 55 pacientë”, tha Berisha.

Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, siç janë marramendje, të vjella, diarre etj.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tashmë ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marrë nga kjo komunë, por shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende.

Më 13 korrik, autoritetet lokale shpallën gjendje emergjente në Deçan, për shkak të helmimit masiv të banorëve të kësaj komune.

Po të njëjtën ditë, ujësjellësi “Hidrodrini”, njoftoi qytetarët që furnizohen me ujë nga ky ujësjellës rajonal, se uji ishte i sigurt.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.

Institucionet gjegjëse, ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy