Është prononcuar për mediat austriake avokati i Kujtim Fejzullahut, djali i cili kreu aktin terrorist në Vjenë duke lënë 5 të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur.
Nikolaus Rast është shprehur se Kujtimi vinte nga një familje normale, por ka qënë shoqëria e gabuar që e ka drejtuar në këtë rrugë.
“Nëse ai nuk do të kishte shkuar në një xhami por në boks, ai do të ishte bërë boksier", shprehet avokati i tij.
Avokati Rast deklaron se e ka përfaqësuar më herët Fejzullahun, në një seancë dëgjimore në prill të 2020-s, ku u dënua më 22 muaj burg si simpatizant i ISIS.
Para se Kujtim Fejzullahu të arrestohej nga autoritetet austriake, nëna e tij e kishte denoncuar si të zhdukur.
Ai u ndalua në Turqi ndërkohë që i ishte drejtuar Sirisë.
Fejzullahu u cilësua i parrezikshëm nga autoritetet dhe u lirua me kusht.



