Patos/ Punonjësi denoncon shefin e Komunales: Më rrahu se nuk i plotësova një formular

Patos/ Punonjësi denoncon shefin e Komunales: Më rrahu se nuk i plotësova një formular

Një punonjës i Ndërmarrjes së Komunales, në varësinë e Bashkisë së Patosit, ka denoncuar eprorin e tij për dhunë fizike. Shkak sipas denoncuesit është bërë kundërshtimi i tij për të plotësuar një formular. Hetimet pritet të zbardhin të tjera detaje.

Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy