Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, u bë e mundur ndalimi i shtetasve Hysen Neza, 33 vjeç, dhe Kevin Neza, 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Sipas hetimeve, këta shtetas dyshohet se e kanë marrë me forcë 32-vjeçarin në automjet, e kanë mbajtur për disa orë në një ambient privat dhe e kanë dhunuar, me qëllim përfitimin e një shume parash.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Policia vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



