Tritol poshtë makinës së biznesmenit/ Apeli konfirmon dënimin me 25 vite burg për Astrit Sinanaj

Tritol poshtë makinës së biznesmenit/ Apeli konfirmon dënimin me 25 vite burg për Astrit Sinanaj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, për Astrit Sinanajn, i cili akuzohet se tentoi të kryente atentat ndaj biznesmenit, Fuad Verzivollin.

 Për ngjarjen e ndodhur në maj të vitit 2017, Gjykata e Elbasanit caktoi 25 vite heqje lirie për Astrit Sinanajn.

 Astrit Sinanaj vendosi poshtë makinës së biznesmenit 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe u çaktivizua nga forcat xheniere të RENEA-s.

 Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I GJYKATES
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në datë 06.05.2017, është marrë njoftim nga salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, se në lagjen ”Luigj Gurakuqi”, pranë Teatrit Skampa Elbasan, poshtë një mjeti tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit me iniciale F.V, është gjetur një pako e dyshimtë me lënde plasëse, e telekomanduar e cila u ç’aktivizua nga policia. I akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale A.S si dhe shtetasi me iniciale Th.Th për “Moskallëzim i krimit”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 79/ë, 22, 278/1, 152/1 dhe 323/1 të Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale Th.Th, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 331, datë 08.07.2020 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 79/ë e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 20 (njëzet) vjet burgim.
2.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me (5 pesë) vjet burgim.
3.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenët 152/1 dhe 22 Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
4.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, e parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
5.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit A.S, me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
6.Deklarimin fajtor të të pandehuri Th.Th, për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm ose në alternativë të deklarimin fajtor të pandehurit me kohën e paraburgimit për veprën penale të “Largimit nga vëndi i qëndrimit”.

Gjithashtu dhe mbi ankimin e të panhurit me iniciale Th.Th, i cili kërkoi ndryshim e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm dhe kthimin e akteve gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 ka vendosur:

-Prishjen e vendimit nr. 331 datë 08.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe kthimin e akteve për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs viktima e veprës penale shtetasi me iniciale F.V, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 331, datë 08.07.2020 të Gjykatës së Rrrethit Gjyqësor Elbasan.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2021-878, datë 11.11.2021, ka vendosur.

-Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi F.V kundër vendimit nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr. 558 (13-2022-5243), datë 11.11.2022 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/ë e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 20 (njëzet) vjet burgim.
2.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 5 (pesë) vjet burgim.
3.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 152/1 dhe 22 Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
4.Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, e parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.
5.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të pandehurit A.S, me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
6.Deklarimin fajtor të të pandehuri Th.Th, me masë sigurimi “detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite me 10 (dhjetë) muaj burgim

Çështja në apel, u gjykua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pushimin e gjykimit për kryerjen e veprave penale të parashikuar nga nenet 79/ë, 22, 152/1, 22 dhe 278/1 të K.Penal, duke e deklaruar fajtor vetëm për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”dhe në alternativë, prishjen e vendimit objekt shqyrtimi dhe kthimin për rigjykim të çështjes në shkallë të parë me tjetër trup gjykues

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 24.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Sokol Pina dhe anëtarë znj. Valbona Vata dhe z. Valbon Cekrezi , vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 558 (13-2022-5243), datë 11.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy