77160 franga zvicerane janë sekuestruar në doganën e Morinës nga policia e Kukësit. Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Burim Ferizaj dhe Rudina Binjaku, të cilët po hynin në Shqipëri nga Kosova me mjetin tip "Benz".
Paratë u gjetën në çantën e Rudina Binjakut, e cila po udhëtonte si pasagjere në drejtim të Shqipërisë. 27-vjeçarja është banuese në Ndroq, ndërsa bashkëautori Burim Ferizaj banon në Kavajë.
Nuk dihet ende arsyeja përse Rudina Binjaku mbante afërsisht 71 mijë euro në çantë, por tani të dy ata, së bashku me Burim Ferizajn do të përballen në gjykatë me akuzat "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".



