
Interpol Tirana ka bërë ekstradimin drejt Gjermanisë të shtetasit Shkëlqim Kastrati, nga Kosova, ai është arrestuar në Shqipëri pak kohë më parë, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.
Ai është mbajtur në paraburgimin “302”, ndërsa ditën e sotme është transportuar drejt Aeroportit të Rinasit.
Në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, Gjykata e Lartë vendosi për ekstradimin e kosovarit drejt Gjermanisë, për të kryer dënimin në këtë shtet për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë.
Shkëlqim Kastrati akuzohet se ka qëlluar me armë punonjësin e një klubi në Gjermani, dhe fill pas ngjarjes ka ardhur dhe është fshehur në Shqipëri, ku dhe është arrestuar.



