Korçë/ Dyshohet se dhunoi fëmijën 4 vjeç në kopsht, arrestohet edukatorja

Korçë/ Dyshohet se dhunoi fëmijën 4 vjeç në kopsht, arrestohet edukatorja

Një edukatore është arrestuar nga Komisariati i Policisë Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. 

 

Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi djali i saj, prej disa ditësh, shfaqte gjendje jo të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja e kopshtit. 

 

Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë edhe këqyrjen e pamjeve filmike. Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”. 

 

Lidhur me rastin në fjalë, materialet procedurale i janë referuar prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy