Vrasja e biznesmenit Reçi, Zhabina: Atentat i mirëorganizuar, është qëlluar nga një distancë e largët

Vrasja e biznesmenit Reçi, Zhabina: Atentat i mirëorganizuar, është qëlluar nga një distancë e largët

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshsme ku biznesmeni Eduard Reçi u qëlluar për vdekje me plumb në kokë.

Ai tha se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganziaur dhe se biznesmeni i njohur në fushën e mdërtimit dyshihet të jerë qëlluar nga një distancë e largët me armë ende të papërcaktuar nga grupi hetimor.

Sipas tij biznesmeni nuk njihet për konflikte të mëparshme, prandaj mbetet të merren në pyetje familjarët dhe afërmit e tij për të hedhur më shumë dritë mbi një konflikt të mundshëm.

Është një atentat i mirëorganizuar dhe është qëlluar nga një distancë e largët jo qitje e afërt çka hetuesit dyshojnë se mund të jetë qëlluar nga një armë e papërcaktuar ende nga grupi hetimor, por dukshëm është një qitje e kryer nga larg.

Viktima është i vetëm në rrugën Faik Konica dhe më pas bie në tokë pas një plumbi të marrë në kokë çka ka bërë që të ndërroi jetë te trauma.

Duket se viktima nuk ka pasur probleme, përveçse ka qenë ndërtues, ka dhe një biznes të vetin dhe sipas një kërkimi kompania që zotëronte ishte në statusin e pezullimit, pra ka bërë ndërtimin dhe më pas e ka pezulluar.

Duket se s’ka pasur konflikte më përpara dhe policia do ta ketë pak të vështirë zbardhjen pasi pritet të merren në pyetje të afërm të tij për të zbuluar dhe nëse ai ka pasur apo jo konflikte.

Deri tani këto janë veprimet e para të prokurorisë dhe policisë. Viktima nuk njihet për konflikte publike apo të ketë pasur një të kaluar problematike mbete të zbulohet se cila ka qenë arsyeja pse është qëlluar.

Dëshmia e familjarëve dhe të afërmve mund të nxjerr në pah ndonjë pistë tjetër, disa veprime hetimore të cilat kryen me kalimin e kohën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy