
Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në brigjet e plazhit të Divjakës, pranë vendit të quajtur Kanali i Vaut.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Mina Davidhi, 73 vjeç nga Lushnja.
Dyshohet se i moshuari ka pësuar infarkt pasi ishte futur në det.
Mësohet se ai ka qene vetëm ne plazh. Sipas informacioneve, i moshuari vinte çdo dite ne mëngjes me autobus ne plazhin e Divjakës dhe kthehej përsëri ne Lushnje mbasdite.
Sot ai është futur ne det rreth orës 9, e dyshohet qe ka humbur jetën brenda ne det. Qe nga momenti kur është pare te futej ne det e deri sa trupi doli ne bregdet , kaluan rreth 40 minuta.
Roja bregdetare ka qene i pranishëm ne zonën e mbytjes se te moshuarit por nuk e ka pare qe ai te ketë kërkuar ndihme. Pasi dallgët e detit e nxorën trupin ne bregdet pushuesit njoftuan policinë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila e ka transportuar drejt morgut të Spitalit të Lushnjës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



