Ndërtuan pa leje në zonën e Ksamilit/ Procedohen penalisht 11 shtetas

Ndërtuan pa leje në zonën e Ksamilit/ Procedohen penalisht 11 shtetas

Policia e Sarandës ka njoftuar se ka shtuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për lirimin e hapësirave publike. Me këtë rast ka proceduar penalisht 11 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Coastline”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për 11 shtetas, konkretisht: F. F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për goditjen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy