KJK konfirmon në detyrë drejtorin e Antiterrorit  Gledis Nano

KJK konfirmon në detyrë drejtorin e Antiterrorit  Gledis Nano

Konfirmohet në detyrë Gledis Nano, Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën Gledis Nano drejtor në drejtorinë e antiterrorit në policinë e shtetit.

Anëtarët e trupës së vetingut Kryetar Nertila Sadedini, Relator Adriana Meko, anëtar Arta Lleshi nuk gjetën probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano një oficer karriere në policinë shqiptare.

Gledis Nano u emërua në detyrën e  kreut të drejtorisë të antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperience 17 vjecare si pjesë e policisë së shtetit.

Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndëshme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithe rajonin

Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.

Mësohet se Gledis Nano së bashku me një tjetër oficer të antiterrit morën pjesë në nxjerrje nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy