
Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të liqenit të Viroit.
Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur në momentin kur një grup specialistesh të ardhur nga Tirana teksa po punonin me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike, kane ndeshur në një bombul gazi duke shkaktuar zjarrin.
Nuk raportohet për dëme në njerëz veçse materiale. PMNZSH po punon për shuarjen e flakëve te zjarrit.



