Shisnin drogëra të forta në Elbasan, arrestohen 3 persona

Shisnin drogëra të forta në Elbasan, arrestohen 3 persona

Pesë persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Ahmet Kushi, 31 vjeç, Aleksandër Hazizaj, 39 vjeç dhe Besmir Duka, 32 vjeç pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollove të policisë u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 3 aparate celular, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, një sasi municioni luftarak, kokrra të bardha të dyshuara si metadon dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Ndërkohë një 29-vjeçar i identifikuar si Shpëtim Memolla, nga Peqini, është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. I riu u kap nga policia në aksin rrugor në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, duke transportuar me një mjet tip "Range Rover", 10 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 50 euro për person, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.  Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan mjeti tip "Range Rover", një aparat celular dhe një sasi parash.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 27-vjeçar i identifikuar si Engjëll Vishkulli, banues në fshatin Klos, Cërrik, pasi duke drejtuar mjeti tip "Volkswagen", është ndaluar nga Patrulla e Policisë dhe për të shmangur kontrollin i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë me prerje 5.000 lekë.  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy