Dyshime për arrest kardiak/ 20-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në Dhërmi

Dyshime për arrest kardiak/ 20-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në Dhërmi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Dhërmi, ku një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas burimeve zyrtare nga Stacioni i Policisë së Dhërmit, rasti u raportua pranë një plazhi, në zonën e fushës së volejbollit, ku dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Viktima është identifikuar si A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime në bregdetin shqiptar së bashku me miqtë e tij.

Autoritetet kanë njoftuar se autopsia do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy