Një 31-vjeçar, banues në Laç është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mesnatën që lamë pas në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë. Mësohet se 31-vjeçari, është paraqitur me një plagë në këmbë, në spitalin e Traumës.
Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mjekët kanë lajmëruar policinë, për të vijuar me zbardhjen e ngjarjes. I riu, I identifkuar si Leo Hera, është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë,.
Policia e Tiranës ka sjellë njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës, mësohet se 31-vjeçari Leo Hera, ka treguar vetëm se është plagosur në zonën e Don Boskos.
Ai nuk ka pranuar të flasë më tej për grupin hetimor, duke shtuar se është plagosur nga një person që nuk e njeh. “Nuk e njoh atë që më plagosi. Isha në Don Bosko,”- mësohet të ketë thënë ai.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. 31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar. Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



