Sherr me thika në Kavajë, dy persona të plagosur

Sherr me thika në Kavajë, dy persona të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri me thikë të ndodhur në Kavajë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një “Fast Food” pranë gjimnazit "Aleksandër Moisiu", ku është goditur me thikë N.T., 41 vjeç, pronari i biznesit dhe F.P., rreth 44 vjeç.

Të dy kanë marrë lëndime serioze dhe janë transportuar në spital.

Rreth orës 17:50, në numrin e Emergjencave 112, një telefonatë ka dhënë alarmin për një konflikt me mjete prerëse midis dy personave pranë gjimnazit "Aleksandër Moisiu". Në vendngjarje, kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se:

Fillimisht, N.T., 41 vjeç është sulmuar me mjet prerës në lokalin e tij “Fast Food” nga F.P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. 41-vjeçari ka reaguar.

“Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi të dy janë të goditur me mjete prerëse”, njofton zyrtarisht Policia.

Biznesmeni u dërgua në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa F.P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës.

Ndërkohë, janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes. Nuk jepen detaje nga Policia për zanafillën e konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy