I akuzuar për 8 vjedhje, vihet në pranga 33-vjeçari në Vlorë

I akuzuar për 8 vjedhje, vihet në pranga 33-vjeçari në Vlorë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. 33-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Storm”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të vënë në pranga më herët, dyshohen se janë autorë të 8 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, gjatë muajit janar.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy