
Një 42-vjeçar i identifikuar si Vilson Shima është arrestuar nga Policia e Tiranës teksa po udhëtonte me automjetin e tij në Unazën e Madhe me 10 kilogramë kanabis.
Kanabisi ishte futur brenda një qeseje plastike dhe ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit.
Dy armët e zjarrit të llojit pistoletë, dy silenciatorët dhe municioni luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në shtëpinë e 42-vjeçarit.
Sipas burimeve, 42-vjeçari mbahej në vëzhgim prej disa kohësh nga komisariati numër 4 pasi dyshohej se merrej me lëndë narkotike.
Dyshohet se lëndën narkotike e siguronte në zonën e Baldushkut dhe do ta shiste në afërsi të zonës së njohur si ‘Kafja e Rremës’.



