U arratis nga burgu italian natën e ndërrimit të viteve, identifikohet 27-vjeçari shqiptar

U arratis nga burgu italian natën e ndërrimit të viteve, identifikohet 27-vjeçari shqiptar

Mediat italiane kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit, i cili arriti të arratiset natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercelli, në veri të Italisë. Ai njihej si një person shumë i rrezikshëm.

Kristjan Mëhilli 27-vjeç, i cili u arrestua në maj të vitit 2019 si anëtar i bandës “Ice Eyeës”, ku së bashku me tre shqiptarë të tjerë kryenin grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli, është personi i kërkuar.

Ky grup ishte kthyer në terrorin e Piemontes në Itali. Ai do të vuante dënimin deri në vitin 2029.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale.

Mëhilli së bashku me një të burgosur tjetër po me origjinë shqiptare sharruan hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar. Dy shqiptarët zbritën me çarçafë nga kati i katërt.

Jashtë i prisnin bashkëpunëtorët që kishin kompromentuar portën.

Ka qenë Mëhilli ai që ka arritur të largohet, ndërsa shqiptari tjetër u rrëzua duke thyer krahun, dhe u arrestua nga rojet e burgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy