
Një burrë ka humbur jetën në Shkodër, dyshohet si pasojë e pickimit nga bletët.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.
Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.



