Një 36-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Rilindja” ku shtetasi Andrea Billa është qëlluar me 4 plumba nga persona ende të pa identifikuar.
Rezulton se 36-vjeçari nuk ka precedent penale në Shqipëri, ndërsa prej disa ditësh ishte kthyer nga Spanja, për të kaluar festat e fundvitit pranë familjes. Në qarkun e Vlorës janë ngritur disa postoblloqe, ndërsa janë shoqëruar 9 persona. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.



