Detaje/ Si u aksidentuan për vdekje 24-vjeçari dhe kunata e tij në Lezhë

Detaje/ Si u aksidentuan për vdekje 24-vjeçari dhe kunata e tij në Lezhë

Aksidenti tragjik në Tale të Lezhës ka ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e hidrovorit. Viktimat janë identifikuar si Kristjan Margjoni 24 vjeç dhe e fejuara e vëllait të tij, A. A., 16 vjeç. Automjeti tip “Peugeot” drejtohej nga Kristjan Margjoni i cili humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të një banese që ndodhej në anë të rrugës.

Goditja ka qenë e fortë, duke u shkaktuar plagë të shumta dy të rinjve të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e trupave të viktimave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, për shkak të dëmtive të shumta që kishte pësuar makina.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia dhe mumgesa e sinjalistikes u bë shkak për aksidentin tragjk që u mori jetën dy të rinjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy