I shitën 3.5 kg drogë një personi, arrestohen në Durrës dy të dyshuarit dhe blerësi

I shitën 3.5 kg drogë një personi, arrestohen në Durrës dy të dyshuarit dhe blerësi

Tre persona të akuzuar për shpërndarje droge janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Spring”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë Haxhi Çela, 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, pranë mbikalimit të Shkozetit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi Haxhi Çela, i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në zonën e Lushnjës.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, me peshë rreth 3.5 kilogramë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë, konkretisht Ardis Kraja, 43 vjeç dhe Gerald Kuqi, 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin shitur Haxhi Çela, në zonën e Spitallës, lagjja nr. 15, lëndën narkotike që iu sekuestrua gjatë këtij operacioni.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin Ardis Kraja dhe Gerald Kuqi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një dorezë hekuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy