Persona të paidentifikuar kanë mundur të grabisin një sasi prej 700 mijë lekë të reja në një pikë karburanti në Fushë Prezë. Dy personat e armatosur pasi kanë përfunduar grabitjen kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa policia po punon për kapjen dhe identifikimin e tyre.



