Me automatik në makinë gati për shitje, arrestohet i riu në Tiranë

Me automatik në makinë gati për shitje, arrestohet i riu në Tiranë

Një person është kapur në flagrancë nga policia e Tiranës, me një automatik kallashnikov me vete, të cilin planifikonte që ta shiste.

 

Gjatë operacionit të koduar “Dark Trade”, duke lëvizur me makinë, në aksin rrugor “Pezë Helmës- Ndroq”, u prangos shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin.

 

Nga kontrollet në automjet u gjet një armë zjarri kallashnikov me municion, të cilën 25-vjeçari dyshohet se do ta shiste në zonën ku u kap.

 

Më tej, nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë. 

 

Aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy