
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liria”, një kamion ka përplasur një të moshuar. Mësohet se viktima është Haki Bajrami, 78 vjeç.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



