Plagosja e 15-vjeçarit në Laç, policia gjen armën e krimit

Plagosja e 15-vjeçarit në Laç, policia gjen armën e krimit

Pas disa orësh kërkime, Policia e Kurbinit ka njoftuar se është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që u përdor për plagosjen e 15-vjeçarit në Laç. Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës jashtë ambiente të një gjimazi, pas një zënke mes dy adoleshentëve.

Në pranga është vënë dhe autori i dyshuar i ngjarjes, ndërsa armën që plagosi gjimnazistin e kishte hedhur në një parcelë toke në fshatin Sanxhak.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.

Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kontrolleve të shtuara me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj., ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr., u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës.

Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy