I akuzuar si pjesë e grupit të Rrajave të Fushë-Krujës, Aldo Gjini transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin "41-Bis"

I akuzuar si pjesë e grupit të Rrajave të Fushë-Krujës, Aldo Gjini transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin "41-Bis"

Aldo Gjini, i akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41-Bis.

 

Sipas informacioneve konfidenciale, vendimi për transferimin e tij vjen pas një periudhe tremujore nën mbikëqyrje. Pas izolimit në burgun e Drenovës, Gjini do të qëndrojë tashmë nën regjimin e posaçëm 41-Bis, i cili parashikon masa të rrepta sigurie dhe kufizime të komunikimit me persona të tjerë.

 

Aldo Gjini është një prej personazheve të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në dhjetor 2025, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.

 

Gjithashtu, ai rezulton të jetë përmendur edhe në disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre një plagosje në Tiranë në vitin 2021, ndërsa raportohet se ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali dhe Luksemburg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy