Dhunuan familjarët e tyre, dy të arrestuar në Kamëz

Dhunuan familjarët e tyre, dy të arrestuar në Kamëz

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e dy personave në qytetin e Kamzës për veprën penale dhunë në familje. Policia thotë se të arrestuarit kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Autoritetet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në njoftimin e 24 orëve të fundit Policia njofton edhe për pesë arrestime për vepra të ndryshme penale. Tiranë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën "Pandi Dardha", shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. D., 57 vjeç, dhe G. D., 25 vjeç, të dy banues në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”; - Sh. S., 18 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. -Më datë 26.06.2023 është paraqitur në komisariat shtetasi R. O., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Ali Visha", është kanosur me fjalë nga një shtetas që nuk e njeh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy