Zbulohet me anë të dronit parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen dy të rinj

Zbulohet me anë të dronit parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen dy të rinj

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj pasi kultivonin bimë narkotike kanabis në ambient të hapur në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj,

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë 25-vjeçari  E. D., , banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe  23-vjeçari M. N., banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Një armë zjarri automatik dhe municion luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Gimaj”, në kuadër të të cilit u evidentua dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kultivonin bimë narkotike kanabis në ambient të hapur, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gimaj”,

Si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontollit të territorit, në afërsi të këtij ambientit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, në një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy