“Shtëpinë e barit” gati për mbjellje, kapet 62-vjeçari në Lazarat

“Shtëpinë e barit” gati për mbjellje, kapet 62-vjeçari në Lazarat

Një person është arrestuar nga policia në Gjirokastër në Lazarat, pasi është kapur me armë zjarri si dhe me pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi Maliq Skënderi dispononte armë zjarri dhe mjete të teknologjisë së lartë që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Last Winter", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Maliq Skënderi, 62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekustruar 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.

Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet në ngarkim të shtetasit Maliq Skënderi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy