U arrestua si pjesë e grupit kriminal të Gëzim Çelës/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-shefit të komisariatit të Laçit

U arrestua si pjesë e grupit kriminal të Gëzim Çelës/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-shefit të komisariatit të Laçit

Apeli i GJKKO ka lënë në burg sot Dritan Metaj, ish-shefin e komisariatit Laç, pasi ky i fundit kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 Gjyqtari që shqyrtoi këtë çështje ishte Florjan Kalaja.

 Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 30.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 52 akti, datë 26.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga i hetuari/ankuesi D.M., ndaj vendimit nr. 111, datë 10.10.2023 (në lëndë të masave të sigurimit) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

 – Miratimin e vendimit nr. 111 akti datë 10.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Metaj u arrestua si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Gëzim Çela, i njohur ndryshe dhe si ‘baroni’ i drogën në zonën e Fushë Kuqes.

 Metaj dyshohet se ka lëvizur me makinën e policisë, të ashtuquajturin “baron i drogës”, dhe anëtarë të tjerë të grupit.

Ai kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy